Të hënën nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Lajme

Të hënën nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:12
Arkiv

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet të hënën, më 14 gusht, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin XLI. Kurse temat bosht për sesionet shkencore (24-25 gusht 2023) janë:

Sesioni i gjuhës: Shqipja në rrezik

Sesioni i letërsisë: Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi

Rreth 150 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 14 deri 25 gusht 2023, do të qëndrojnë në Prishtinë dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë.

Sivjet në Seminarin 41 të Prishtinës, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore:

- Muhamedin Kullashi: Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë, e martë, 15 gusht 2023, ora 11:00

- Ranko Matasović: Imagining the Illyrian, E MARTË, 15 GUSHT 2023, ora 18:00

- David Hosaflook: Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare (Ligjërata mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë), e mërkurë, 16 gusht 2023, ora 11:30

- Hivzi Islami (me bashkëpunëtorë): Vendbanimet e Kosovës, e enjte, 17 gusht 2023, ora 11:00

- Oliver Jens Schmitt: Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912 – 2023, e premte, 18 gusht 2023, ora 11:00

- Konrad Clewing: The basis of state building in Kosovo: from nationality to multiethnicity and back, e premte, 18 gusht 2023, ora 18:00

- Edlira Macaj: Në poetikën mjedjane (Ligjërata mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Shkup), e shtunë, 19 gusht 2023, ora 11:00

- Stefano Canalis: Some remarks on word stress in Albanian, e martë, 22 gusht 2023, ora 11:00

- Michiel de Vaan: Historical phonetics and the dialect split between Geg and Tosk/ e mërkurë, 23 gusht 2023, ora 11:00

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat