Kapja e Mujecit turbullon VV-në, ministrja Haxhiu kërkon “dënimin e insitucioneve të drejtësisë”

Lajme

Kapja e Mujecit turbullon VV-në, ministrja Haxhiu kërkon “dënimin e insitucioneve të drejtësisë”

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:18
Albulena Haxhiu

Lëvizjes Vetëvendosje i është kapur asamblisti i Prishtinës nga Policia e Shqipërisë si i dyshuar për trafik narkotikësh.

Besnik Mujeci të cilin në qershor e kishin shpërblyer edhe me pozitën e akisonarit në “Stacionin e Autobusëve” dyshohet se ka transportuar lëndë narkotike përmes linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Vetëvendosje sot ka mbledhur edhe Komisionin Disiplinor ku para pak miniutash kanë marrë edhe vendim për përjashtimin e Mujecit nga gjithë strukturat e partisë. Këtë e ka konfirmuar zyrtari i lartë i VV-së, Alim Rama.

 Këtë njoftim të Ramës për Mujecin e ka shpërndarë me një përshkrim edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë është ngatërruar në përshkrimin që ka bërë për Mujecin, duke “kërkuar” që institucionet e drejtësisë “të marrin dënimin e merituar”.

Tutje Haxhiu ka thënë se veprat e Mujecit janë krime të rënda dhe njerëz si ai nuk kanë vend në Vetëvendosje.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar! Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka shkruar Haxhiu.

Image
Screenshot nga postimi i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat