Ministri Krasniqi përuron rrugën në Gjakovë që do të lidhë dy pika kufitare

Lajme

Ministri Krasniqi përuron rrugën në Gjakovë që do të lidhë dy pika kufitare

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë vizituar fillimin e punimeve të projektit "Zgjerimi i rrugës Martirët e Kombit".

Ky projekt ka vlerë mbi 1 milion euro dhe është financuar nga granti i performancës komunale.

Përmes këtij projekti do të nisin punimet në zgjerimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.

Punimet në këtë rrugë do të lidhin Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat