Momenti kur nxjerret nga Klinika e Psikiatrisë trupi i pajetë i pacientit

Lajme

Momenti kur nxjerret nga Klinika e Psikiatrisë trupi i pajetë i pacientit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 08:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pacient ka humbur jetën mbrëmë vonë në Klinikën Emergjente të Psikiatrisë në QKUK.

Pacienti dyshohet se i ka vënë flakën vetes kur po trajtohej në dhomën e izolimit në këtë klinikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e krimeve të rënda, para se mjekësia ligjore të tërhiqte trupin e pajetë të pacientit nga klinika.

SHSKUK-ja ka dhënë detaje lidhur me rastin që ka ndodhur mbrëmë në Klinikën e Psikiatrisë, ku një person vdiq pasi ia vuri flakën dhomës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë  në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.

Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë  e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni)  ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu  e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët  gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.   Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat