I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

Lajme

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashari i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimin për Drejtësi” Gjykata Themelore e Prishtinë.“Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit H.J i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Ndryshe, edhe më 7 korrik 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj kishte njoftuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Jashari.

Ndërkaq, më 8 qershor 2023 avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës  dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat