Millosheviq: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Perëndimi duhet ta kuptojë këtë

Lajme

Millosheviq: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Perëndimi duhet ta kuptojë këtë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 10:34
Nemanja Millosheviq

Rusisë i konvenon të mos ketë vetëm fushëbetejë ukrainase, por edhe pika të tjera të nxehta në Evropë dhe aty ndihmon sa më shumë aleati i Rusisë në Ballkan, Serbia në Ballkan, vlerëson Nemanja Millosheviq, master i shkencave politike dhe president i organizatës politike “Glas- Zëri” në një intervistë për Geopost”.

“Glas-Zëri” është i vetmi opsion politik në Serbi që dënoi “performancën e fundit shoviniste” dhe fjalimin e Aleksandër Vuçiqit, në kremtimin e Ditës ilegale të Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb, në Nish.

Siç vlerësojnë ata, “qëllimi i kësaj narrative propagandistike boshe dhe false dhe kërcënim për ‘mbrojtjen e popullit tonë’ është përgatitja e agresionit kundër Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi”.

Millosheviqi  për Geopost thekson si një rrethanë fatlume se Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe se “asgjë më shumë se retorikë ndezëse nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë”.

Problemi, thekson ai, nuk është se Serbia ka vullnet për të demonstruar forcë, por se Perëndimi nuk ka vullnet për ta penguar atë demonstrim të forcës nga Serbia.

Derisa të bëhet e qartë për Perëndimin se Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ne do ta kemi këtë situatë deri atëherë.

Sipas Millosheviqit, mediat në Serbi janë kryesisht në shërbim të propagandës rusofile dhe klerikale.

“Përderisa është kështu, nuk ka asnjë shpresë që gjërat të ndryshojnë, për të ndikuar para së gjithash te të rinjtë që janë plotësisht të indoktrinuar me një propagandë të pabesueshme që i largon plotësisht nga realiteti dhe që na kthen në shekujt XVI dhe XVII”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat