Austria mbështet integrimin e përshpejtuar dhe gradual të Ballkanit Perëndimor

Lajme

Austria mbështet integrimin e përshpejtuar dhe gradual të Ballkanit Perëndimor

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se vendi i tyre mbetet një mbështetës i vendosur për një integrim të përshpejtuar dhe gradual të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ambasad nëpërmejt një komunikate ka cituar ministrin për punë të jashtme, Alexander Schallenberg, i cili ka thënë se nuk mund të pritet deri sa vendet kandidate të zbatojnë çdo pikë e presje e acquis.

"Le t‘i integrojmë vendet kandidate më herët në ato fusha të politikave, ku është e mundur“, citohet të ketë thënë ministri Schallenberg.

Komunikata e plotë:

Të nderuara zonja dhe zotërinjë,

Në maj të vitit 2022, ministri austriak për Punë të Jashtme Alexander Schallenberg dhe ministrja austriake për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler, paraqitën propozime për integrim gradual në mënyrë që të ndryshojnë dinamikën e ngecjeve në procesin e zgjerimit.

Duke u mbështetur në këtë, ministrat federal tani synojnë të avancojnë më tej këto propozime dhe të identifikojnë fusha konkrete të politikave në mënyrë që të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja për Evropë, Karoline Edtstadler: "Tani duhet të japim një shembull për Ballkanin Perëndimor dhe të shtyejmë përpara zgjerimin. Duhen hapa të prekshëm dhe një sistem i ndjeshëm nxitës për reforma, në të kundërtën do të humbasim njerëzit në rajon. Me propozimet tona më të shtrira për integrimi gradual, synojmë t'i afrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së si institucionalisht, ashtu edhe financiarisht dhe në

fusha konkrete të politikave. Nuk ka më kohë për të humbur. Realiteti gjeopolitik kërkon shpejtësi dhe qasje inovative”.

Ministri për punë të jashtme Alexander Schallenberg: “Zgjerimi është instrumenti më i fortë gjeostrategjik që Bashkimi Evropian ka në dispozicion. Le ta përdorim si të tillë. Nuk mund të pritet deri sa vendet kandidate të zbatojnë çdo pikë e presje e acquis, le t‘i integrojmë vendet kandidate më herët në ato fusha të politikave, ku është e mundur. Me gjithë përqendrimin e arsyeshëm në Lindje, ne nuk duhet të gabojmë dhe t‘a harrojmë Evropën Juglindore. Austria mbetet një mbështetëse e vendosur për një integrim të përshpejtuar dhe gradual të Ballkanit Perëndimor.”

Sinqerisht,

Georg Schnetzer

Ambasador 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat