​Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore

Lajme

​Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:26
​Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore

Guri i Nënës Pashke, Spitali ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, lokali “Panda” në Pejë, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit, afreskat romake të Dresnikut, pasurojnë listën e trashëgimisë kulturore. Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kujtimi për vetëflijimin e Nënës Pashke dhe guri që simbolizon aktin e saj do të jenë në përkujdesje shtetërore.

Përfshirja në listën e trashëgimisë kulturore, në kategorinë ‘shpirtërore’ ishte hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes përfundimtare për Gurin përkujtimor të Nënës Pashke. Më të mirin rrëfim për Pashke Krasniqi Markaj deri sot e ka bërë shkrimtari ynë Ag Apolloni në dokuromanin e tij ‘Një fije shprese, një fije shkrepëse’, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme i shtohen edhe 23 asete të reja.

Më 14 dhjetor 1998 në lokalin "Panda" në Pejë, shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin që po ngjante në Kosovë. Përveç si kujtesë historike, mbrojtja me ligj të shtetit e këtij lokali vjen edhe si alarm dhe thirrje për vigjilencë karshi mendësisë së pandryshuar politike të Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat