“Ma ka vra djalin 15-vjeç”, nëna e 15-vjeçarit të vrarë shpërthen në lot pasi u mor vendimi ndaj autorit

Lajme

“Ma ka vra djalin 15-vjeç”, nëna e 15-vjeçarit të vrarë shpërthen në lot pasi u mor vendimi ndaj autorit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:32
Pamje nga gjykata

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Xhafer dënohet me burgim të përjetshëm, kurse i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.

Po ashtu, konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, brenda dhe jashtë gjykatës ka pasur tensione nga pala e dëmtuar.

@ballkani.info “Ma ka vra djalin 15-vjeç. Ka me myt”. Nëna e 15-vjeçarit të vrarë shpërthen në gjykatë, pasi autori u denua me burg të përjetshëm #gjykata #rrezik #kosova🇽🇰 #viral #fyp ♬ original sound - Ballkani.info
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat