IPKO zgjeron mbulimin e internetit në rajonin e Mitrovicës së Veriut, duke rritur lidhjen për komunitetin

Lajme

IPKO zgjeron mbulimin e internetit në rajonin e Mitrovicës së Veriut, duke rritur lidhjen për komunitetin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

IPKO, kompani lidere e telekomunikacionit, në vazhdimësi është e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore për klientët e saj. Në këtë drejtim IPKO ka kënaqësinë të njoftojë zgjërimin e mbulushmërisë së telefonisë mobile në pjesën më veriore të Kosovës. Këto zhvillime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të aksesit të përmirësuar në internet për banorët dhe bizneset në këtë zonë.

Zgjerimi dhe përforcimi i mbulueshmërisë së telefonisë mobile IPKO është realizuar në zonat: Leposavic, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe zonën e Liqenit të Ujmanit.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ARKEP-in dhe Policinë e Kosovës, duke nënvizuar përkushtimin e IPKO-së për përmirësimin e infrastrukturës digjitale në këtë zonë. Projekti është financuar nga IPKO, ndërsa janë shfrytëzuar hapësirat e institucioneve publike për të vendosura stacionet bazë.

Instalimi i këtyre pikave nuk ishte pa sfida. Gjatë vitit të kaluar, IPKO dhe partnerët e saj punuan me zell për të kapërcyer pengesat, duke përfshirë tensionet në këtë zonë, të cilat çuan në vonesa në zbatimin e projektit. Përkundër këtyre vështirësive, IPKO ka mbetur e palëkundur në përkushtimin e saj për përmirësimin e mbulushmërisë së telefonisë mobile në secilin pjesë të Kosovës.

“Ne jemi krenarë të shpallim përfundimin e suksesshëm të këtij projekti, i cili padyshim do të ketë një ndikim pozitiv në komunitetin lokal”, tha Fatbardh Dragusha, Udhëheqës i Projektit në IPKO. “Qasja në shërbime të besueshme të internetit është thelbësore në epokën e sotme dixhitale dhe IPKO mbetet e përkushtuar për të kapërcyer ndarjen dixhitale dhe krijimin e mundësive për rritje dhe zhvillim në këtë zone. Falendërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës për përkrahjen e ofruar në realizimin me sukëses të projektit”, vazhdoi ai.

Vlen të theksohet, se IPKO ka pas shtrirje të rrjetit në këto zona që nga viti 2010, ku ka qenë e mbuluar e tërë zona veriore. Por, për shkak të trazirave të vazhdueshme në atë zonë, këto pika janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë jo-funksionale. Megjithë tentimin e vazhdueshëm për të rifunksionalizur këto pika, për shkak të rrethanave ka qenë e pamundur. Megjithatë, IPKO përgjatë kësaj periudhe, ka investuar në alternativa tjera për të realiuzar një mbulim solid të asaj zone.

Pikat e reja të mbulimit janë të vendosura për t'u ofruar banorëve dhe bizneseve në veri të Rajonit të Mitrovicës shërbime më të fuqishme dhe më të aksesueshme për thirrje dhe shërbime brezëgjëra, duke mbështetur aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, arsimit, biznesit dhe komunikimit.

Projektet e tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, dhe mezi presim të ndajmë më shumë përditësime ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë dhe përmirësojmë shërbimet tona për të përmbushur nevojat e komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat