“Pse s’po folni tash?”: Aktivisti i PSD-së përballet me tre deputetët e LVV-së për Asociacionin

Lajme

“Pse s’po folni tash?”: Aktivisti i PSD-së përballet me tre deputetët e LVV-së për Asociacionin

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:10
Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi janë përballur me një aktivist të PSD-së, derisa po pinin kafe në sheshin Skenderbeu në Prishtinë të enjten.

Aktivisti politik, Behar Retkoceri është afruar në tavolinën ku ishin ulur tre deputetët dhe i ka ballafaquar ata me pyetje për pranimin e draftit të Asociacionit nga Qeveria e Kosovës.

“Shikojeni videon se si reagojnë deputetët e VV-së, dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, kur aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, i ballafaqon ata për dëmet që po ia bëjnë Kosovës, me pranimin e Asociacionit”, thuhet në përshkrimin e videos së PSD-së.

Tre deputetët heshtin ndaj komenteve të aktivistit të PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat