Pse sipas Xheferit shkëmbimi i territoreve është i dëmshëm për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Pse sipas Xheferit shkëmbimi i territoreve është i dëmshëm për Ballkanin Perëndimor

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:43
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se shkëmbimi i territoreve në shekullin 21 në Ballkan do të ishte me implikime fatale.

Xhaferi tha se nuk ka potencial për lëvizje të kufijve në formën si perceptohet qartë në Ballkan.

“Në Ballkan gjithnjë ka ideatorë të ideve për kufijtë. Nga përvoja e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë e kemi të qartë se në çfarë forme po i bënin lëvizjet e atyre kufijve dhe pretendimet për të lëvizur kufij. A ka nevojë me i hy edhe njëherë asaj historie, besoj që nuk ka. Kështu që potencial për lëvizje të kufijve në formën si e perceptojnë qartë nuk ka. Implikimet janë fatale. Nuk ka konsensus politik për një çështje jetësore të funksionimit ditor e ku mos të vinin konsensus për kontekstin apo aspektin vija a është brenda arës time apo arës tënde dhe aty e dimë si ndahen punët”, u shpreh Xhaferi.

Ndërsa i pyetur nëse duhet të ketë bashkim kombëtar të shqiptarëve, Xhaferi tha se bashkimi i gjithë shqiptarëve duhet të jetë unioni evropian.

“Shekulli 21 sipas nocioneve është shekulli i shqiptarëve në kontekst tonë edhe në rajon por edhe në kontekst të raporteve ndërkombëtare, kështu që pretendimet e gjithë vendeve ku ne gravitojmë të ndarë është unioni evropian dhe mendoj që bashkimi bashkëkohor i yni është në zemrat e Evropës dhe në suazat evropiane”, tha kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi tha se bashkim kombëtar për formën klasike nuk e ka mbrapa askush askënd, ndërsa për pretendimet evropiane sipas tij mbështetja është nga të gjithë.

“Për formën klasike, cilat janë mënyrat? E thamë, cilat janë? Forma klasike është ajo, nëpër formën klasike mbështetje s’ka mbrapa askush askënd, mbështetja për pretendimet evropiane është nga të gjithë, kështu që kjo është forma”, u shpreh Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat