Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale

Lajme

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësisë (MD) njofton se të martën është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Në njoftimin e MD-së, thuhet se disa nga risitë e këtij ligji janë: Kompetencë ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale, themelimi dhe funksionalizimi i njëjsisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Po ashtu, risi e këtij ligji është mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale, si dhe kompetencë e PSRK-së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër tjerër penale, duke mundësuar kështu “ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”.

Ndryshe, në seancën plenare të 26 tetorit 2023, u miratua Ligji për Prokurorinë Speciale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat