Me sukses kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Lajme

Me sukses kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjikë në hundë me metodën e re FESS. Sipas njoftimit, operacioni ka zgjatur mbi 3 orë, dhe është kryer vullnetarisht nga Dr. Arsim Thaqi.

“Operacioni ka zgjatur mbi 3 orë, është kryer nga Dr.Arsim Thaqi, i cili për shumë vjet me sukses të plotë ka specializuar dhe punuar në institucione prestigjioze në Gjermani, e që me lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, operacionin e ka kryer në mënyrë vullnetare, derisa mjeku është asistuar edhe nga specialistët dhe specializantët e Klinikës së ORL-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Dr. Thaqi, ka vendosur që në mënyrë vullnetare të operojë disa pacientë në QKUK, operacione këto për të cilat pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Pacienti E.D. i moshës 19 vjeçare, ishte me diagnozë Angiofibroma Juvenile (tumor i indit lidhor dhe enëve të gjakut në hundë e pjesët përreth hundës).  Para operacionit, atij i ishin kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë Tomografi të Kompjuterizuar(CT) dhe Rezonancë Magnetike ( MRI). Një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat