​Shpërndahen mjete mbrojtëse për gazetarët

Lajme

​Shpërndahen mjete mbrojtëse për gazetarët

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Sot, është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.

Mjetet mbrojtëse, jelekë antiplumb, helmeta dhe pakoja e ndihmës së parë, janë shpërndarë te 20 medie (televizione dhe portale), që kanë raportuar nga pjesa veriore e Kosovës.

Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat