Novakoviç: Përparimi në dialog kyç në qasjen në pakon 6 miliardëshe të Brukselit

Lajme

Novakoviç: Përparimi në dialog kyç në qasjen në pakon 6 miliardëshe të Brukselit

Nga: F.B. Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:31
Igor Novakoviç

Çështja kyçe për Serbinë dhe Kosovën për të marr mjete nga pajo zhvillimore e BE-së për Ballkanin me vlerën 6 miliardë euro të prezantuar në vizitën e paradokohshme të shefes së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen është normalizimi i raporteve me dy palëve, konsideron Igor Novakoviç nga Qendra ndërkombëtare për punë sigurie, shkruan “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Ai shpjegoi se krahas tyre do bëhet matje e shkallës së përparimit në fushat që janë kryesore për procesin e qasjes së gjithë Ballkanit në tregun e përbashkët të BE-së dhe krijimit të tregut të përbashkët rajonal.

"Në rastin e Kosovës edhe të Serbisë vëmendje iu ka dhënë procesit të normalizimit, përkatësisht të përmbushjes edhe zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel edhe Ohër në fillim të vitit. Tashmë është thënë se kandidatët potencial do duhet gjatë vitit në vijim të prezantojnë raportet individuale, përkatësisht planin e reformave deri 2027, nuk besoj se në rastin e normalizimit dhe kjo të futet në plan, ndërsa tek Serbia kjo matje do bëhet përmes kapitullit 35 dhe dinamikës së bisedimeve përmes implementimit” tha ai.

Novakoviç shprehet se nëse nuk vjen te zbatimi i reformave , nuk do ketë mjete të paguara.

"Me fjalë tjera, parat paguhen apo jepen vetëm pas zbatimit të reformave, kështu që besoj se kjo do jetë kusht edhe në rastin e Prishtinës edhe Beogradit dhe nuk ka mundësi për befasi të mëdha” tha ai.

Por, Novakoviç shtron pyetjen mjafton shuma e përcaktuar e BE-së për Ballkanin për këtë synim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat