Spahiu për filmin “Nëntori i dytë”: Propagandë enveriste, i sajuar mbi gënjeshtra

Lajme

Spahiu për filmin “Nëntori i dytë”: Propagandë enveriste, i sajuar mbi gënjeshtra

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:29
Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu është 'lutur' që televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të mos e shfaqin për 28 Nëntor filmin 'Nëntori i dytë'.

"Ishalla nuk çmenden serish  televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin "Nëntori i dytë"", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, ky film përmban propagandë enveriste dhe është i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike.

"Ishalla nuk çmenden serish  televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin "Nëntori i dytë". Propagandë enveriste në dekadën e tretë të shekullit 21 i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike", shkruan Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat