​Nëntë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

Lajme

​Nëntë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 07:35
Isa Mustafa

Sot mbushen nëntë vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në fillim të seancës plenare, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime u miratua Qeveria e re e Kosovës, ndërsa, në mesditë është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

Votimi i qeverisë ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor 2014, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Më vonë, Qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare, por edhe nga PDK-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat