Trajkoviqit i duket interesant njoftimi i KFOR-it rreth gatishmërisë për ofrim të sigurisë në Kosovë

Lajme

Trajkoviqit i duket interesant njoftimi i KFOR-it rreth gatishmërisë për ofrim të sigurisë në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:48
Politikania serbe, Rada Trajkovic

Politikania serbe, Rada Trajkovic, e ka quajtur “reagim interesant” në njoftim të sotëm të KFOR-it rreth gatishmërisë së shprehur nga misioni paqeruajtës i NATO-s për ruajtjen e sigurisë në Kosovë për të gjitha komunitetet pa përjashtim.

“Një paralajmërim diskret interesant i sapo publikuar nga KFOR-i”, ka shkruar Trajkoviq, duke bashkëngjitur një pjesë të njoftimit të KFOR-it.

KFOR-i sot ka publikuar një njoftim duke shprehur gatishmëri për ofrimin e sigurisë në Kosovës bazuar në Rezolutën 1244 të KS dhe kanë potencuar se nga afër janë duke e monitoruar dhe vlerësuar situatën e sigurisë.

Reagimi i KFOR vjen pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duke mos vendosur masa ndaj Serbisë, ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat