Mjeku nga Kosova bën sherr me pronarët e një “mobishopi”, kërcënohet me armën që dyshohet se ishte lodër

Lajme

Mjeku nga Kosova bën sherr me pronarët e një “mobishopi”, kërcënohet me armën që dyshohet se ishte lodër

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Një mjek nga Kosova dje pati telashe me pronarët e lokalit ku e kishte dërguar telefonin për ta rregulluar.

B. A. i ditëlindjes 1972, i ka denoncuar në Polici pronarët e një mobishop-i në Prishtinë, pasi sipas tij e kishin kërcënuar me armë, që më vonë doli të jetë armë lodër.

Lajmin e ka konfirmuar një burim brenda autoriteteve të sigurisë.

Policia me urdhër të Prokurorit ka bastisur lokalin dhe ka gjetur dy armë që dyshohet se janë lodra, por të cilat ende nuk janë ekzaminuar.

Të dyshuarit i kanë thënë Policisë se mjeku pas një mosmarrëveshjeje e kishte vënë dorën në brez dhe ata e kanë ekspozuar armën lodër. Njëri nga të dyshuarit i ka thënë Policisë se mjeku kosovar e ka goditur me ombrellë dhe e ka fyer.

Prokurorit kujdestar ka udhëzuar që rasti të hapet si kanosje dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat