​Pritjet në pikat kufitare, Te Dheu i Bardhë kolona në hyrje rreth 350 metra

Lajme

​Pritjet në pikat kufitare, Te Dheu i Bardhë kolona në hyrje rreth 350 metra

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon ardhja e bashkatdhetarëve tanë me ç’rast ka edhe fluks të qarkullimit në disa nga pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata prej 60-70 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 300-350 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë - 300 metra dhe pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 60 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 120 minuta në hyrje, ndërsa në Merdarë 30 minuta, por nuk ka kolona të automjeteve, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 18:09.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat