Ngrihet aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 23 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit “Qafë Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare, të cilët ngarkohen për korrupsion.

Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se ata ngarkohen se kanë kryer veprën penale:

“Marrja e ryshfetit” e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Morinë’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat