Ish-deputetja Ismaili viziton Kishën Katolike në Prishtinë me rastin e Krishtilndjeve

Lajme

Ish-deputetja Ismaili viziton Kishën Katolike në Prishtinë me rastin e Krishtilndjeve

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka vizituar Kishën Katolike në Prishtinë me rastin e Krishtlindjeve.

Ismaili ka shkruar se ka gjithmonë mirësi dhe ngrohtësi në mesin e motrave të Kishës Katolike që ndodhet në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Ajo ka treguar edhe urimin e motrës Simila e cila thotë se gjithmonë duhet qenë bashkë me dashurinë për Kosovën dhe popullin kosovar.

“Pjesa më e ëmbël e vizitës tradicionale të urimeve të Krishtlindjeve është urtësia e motrës Smila që thotë: gjithmonë bashkë me dashurinë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat