Rrjeti i Grave, thirrje qeverisë t’i adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Lajme

Rrjeti i Grave, thirrje qeverisë t’i adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Rrjeti i Grupit të Grave ka reaguar pas refuzimit të Ministrit të Financave për financim të disa strehimoreve.

Sipas RrGK-së, fillimi i vitit po i gjen pa fonde disa strehimore që ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit.

“Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve ‘Liria’ Gjilan, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Qendra ‘Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijë’ kanë mbetur pa fonde për muajt janar e shkurt, pasi që të mërkurën, më 27 dhjetor 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, refuzoi kërkesën për financim të këtyre strehimoreve”, thuhet në kumtesë.

“Në vitin 2023, këto strehimore u mbështetën financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për periudhën Maj-Dhjetor 2023, ndërsa të njëjtave u ishte premtuar se në nëntor të 2023 do të hapet thirrja publike për financim për fillimin e vitit, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Ky rrjet thekson se edhe shumë qendra ditore që ofrojnë shërbime sociale janë në të njëjtën situatë.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me 144 anëtaret e saj, i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që sa më parë ta adresojnë këtë problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat