Analistët për Vuçiçin: Po mendon se është gjithçka dhe gjithkush – pas çdo krize në Kosovë ushtrinë e braktisin 3 për qind e ushtarëve

Lajme

Analistët për Vuçiçin: Po mendon se është gjithçka dhe gjithkush – pas çdo krize në Kosovë ushtrinë e braktisin 3 për qind e ushtarëve

Nga: F.B. Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:26
Aleksandar Vuçiq

Nëse proverbi “çka bënë në krishtlindje e bënë gjatë gjithë vitit” vlen, tek Vuçiç ndodhë e kundërta, ai gjithë vitin ishte në media edhe televizione para kamerave dhe këtë po e vazhdon edhe sot, thonë analistët serb duke përmend deklaratën e Vuçiç se “BE kërkon pranim të Kosovës për hyrje në BE, ndërsa secila krizë në Kosovë ushtrinë e braktisin 3 për qind e ushtarëve”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Këto edhe gjëra të tjera ai sot i tha në TV Pink, ku potencoi “nevojën që si shoqëri të ndryshojmë dhe të dimë çka duam”, tha Vuçiç.

“Ne serbët, qytetarët e Serbisë duhet të pyetemi çka duam nga vendi, si ta bëjmë dhe me entuziazëm apo duke vajtuar e lotuar të merremi me fatin tonë” tha ai.

Vuçiç shtoi se “Nuk duhet të gënjehemi” sepse vendet më zë fuqishme kërkojnë ta pranojmë pavarësinë e Kosovës për anëtarësim në BE, por edhe faktin se secila krizë që shkaktohet në Kosovë ushtrinë tonë e braktisin 3 për qind e ushtarëve.

Zoran Vuletiç nga Forumi demokratik i qytetarëve theksoi se Vuçiç ka vazhduar praktikën e deritashme “jemi mësuar që ai del e adresohet secilën herë, çka me bë që kësaj here ndodhi për krishtlindje” tha ai.

Më vjen mirë shtoi ai që “pikërisht në tërë festë hapur ju tha serbëve se nëse nuk pranohet plani perëndimor për Kosovën nuk ka asgjë nga anëtarësimi në BE".

“Politikën humbëse nëse refuzohet plani evropian po përpiqet ta kompensoj me projekte grandioze, që po diskutohen në katër sy sepse shumica do ndërtohen nga kreditë kineze. Gjithë ajo shumë e përcaktuar për organizimin e ,,EXPO’’ tingëllon bukur për plaçkitje dhe është pakuptimtë nëse hiqet dorë nga BE. Kush do vijë si vizitor në 20 vitet e ardhshme për të kthyer investimet, kompanitë ruse, bjelloruse e kineze? Nëse kështu vazhdojmë objektet do jenë si stadiumet në Lloznicë e Leskovc ku u investuan miliona e zhvillohen dy ndeshje në vit” tha Vuletiç.

Ai theksoi se është tragjike kur në gjithë parlamentin nuk mund të gjenden më shumë se dy deputet që shtrijnë dorën e pranimit të planit evropian pa të cilin nuk të ardhme evropiane dhe me këtë i bëjnë shërbim Vuçiçit “Sa të kemi parlament të tillë do sundoj SNS”, përfundoi ai.

Ndërsa analisti politik Dragomir Angjelkoviç theksoi se Vuçiç mendon moti se çdo gjë edhe gjithçka është e tij në Serbi “sillet edhe anashkalon të gjitha normat ligjore, si kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar i Beogradit dhe jo veç president. Pse mos të besoj se është patriark i SPC dhe si i tillë të i drejtohet kombit? Habitem se nuk është paraqitur edhe si kryepeshkop apo reis i islamit në Serbi. Përderisa Vuçiç është në pushtet të gjitha institucionet e shenj ta do shkelen”.

Sipas një hulumtimi nga organizata “CRTA” që u publikuan në vjeshtë nga korriku deri gusht ai ka dal 30 herë direkt në televizione të ndryshme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat