Vuçiç akuza Perëndimit: Aktiviteti i aktorëve të huaj në Serbi, më serioz se kurrë

Lajme

Vuçiç akuza Perëndimit: Aktiviteti i aktorëve të huaj në Serbi, më serioz se kurrë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:05
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vazhdon te akuzoj Perëndimin për ndërhyrje në procesin para dhe pas zgjedhor në Serbi.

Aktiviteti i “aktorëve të huaj” në Serbi para dhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit ka qenë “më serioz se kurrë më parë”, tha Vuçiç duke mos specifikuar se kujt i referohej.

“Nuk po i përmend emrat, por të gjithë e kanë të qartë se kush janë. Unë dua t’ju paraqes dëshmi për ndërhyrjet e huaja, që të shihni se çfarë është financuar dhe me cilat projekte, në cilat mënyra, sa trajnime janë organizuar para zgjedhjeve, çfarë është bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimit”,  tha presidneti serb

I pyetur për të komentuar mbi synimin e opozitës për të organizuar protesta të reja për parregullsitë e votimit, Vuçiç u përgjigj se “përderisa nuk i rrahin njerëzit apo nuk futen me forcë në institucione, ata mund të bëjnë çfarë të duan”.

Presidenti përsëri theksoi se votimi i 17 dhjetorit ishte “më i rregullti ndonjëherë, me numrin më të vogël të kundërshtimeve dhe ankesave të paraqitura”.

Duke folur për Kosovën, Vuçiç tha se 'Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Beogradi që të njohë pavarësinë e Kosovës“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat