Shkroi për ndikimin ruso-serb në Mal të Zi, Filipoviq: Kam marrë kërcënime për “persekutim institucional”

Lajme

Shkroi për ndikimin ruso-serb në Mal të Zi, Filipoviq: Kam marrë kërcënime për “persekutim institucional”

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:07
Ljubomir Filipoviq

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq ka thënë se ka marrë kërcënime të hapura për “persekutim institucional”, pas artikullit të tij të fundit që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi.

Ai përmes një postimi në X ka bërë të ditur se kërcënimet i ka marr nga “Alo”.

“Dhe tani po i marr këto kërcënime të hapura për "persekutim institucional" nga 'Alo', një tabloid i lidhur me shërbimin sekret shtetëror serb. Pse?

Për shkak të artikullit tim të fundit akademik për NSF Journal që po hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi”, ka shkruar ai në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat