Serbët në komunën e Mitrovicës kanë tubuar nënshkrimet e nevojshme për ndërrimin e kryetarit Atiq

Lajme

Serbët në komunën e Mitrovicës kanë tubuar nënshkrimet e nevojshme për ndërrimin e kryetarit Atiq

Nga: F.B Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Anëtarja e grupit iniciues për nënshkrimin e peticionit për ndërrimin e kryetarit të komunës së Veriut të Mitrovicës Sanja Krtiniç, ka deklaruar se janë tubuar më shumë nënshkrime se sa kërkohen për procedurën e ndërrimit, aktualisht po numërohen nënshkrimet dhe pastaj do të dorëzohen, shkruan “Nova”, transmeton “Bota sot”.

"Procesi i organizimit dhe nënshkrimit të peticionit pothuajse u krye, tash numërohet numri dhe dorëzohet, kemi më shumë se 20 për qind të trupit votues që ka votuar", ka thënë ajo.

Krtiniç paralajmëroi se të hënën me 22 janar kur është afati i fundit do të dorëzohen listat me nënshkrimin e 20 për qind të numrit të votuesve për komunën e Veriut të Mitrovicës, përkatësisht 3 mijë e 640 votues, peticioni i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Komunës.

Pas dorëzimit të peticionit me nënshkrime, kryetari i Kuvendit të Komunës ka afat 3 ditë për të dorëzuar peticionin tek Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, që pastaj do ta verifikoj dhe shqyrtoj dhe hap i ardhshëm duhet të jetë organizimi i referendumit për votim për ndërrimin e kryetarit, që duhet të mbështetet nga 50 për qind plus një votues.

Krtiniç ka deklaruar për mendua se është e sigurt se edhe referendumi do jetë i suksesshëm sikurse peticioni.

"Nuk do u hynim këtij procesi nëse nuk do ishim të sigurt se mund të shkojmë deri në fund", ka deklaruar ajo.

Grumbullimi i nënshkrimeve për ndërrimin e kryetarit të komunës së Veriut të Mitrovicës Atiq, ka nis të martën sikurse edhe në tri komunat tjera, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, kryetarë të cilët u zgjodhën në prillin që shkoi në zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga subjektet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat