​Dramë në aeroportin e Beogradit ku gjendet avokati Çedomir Stojkoviq

Lajme

​Dramë në aeroportin e Beogradit ku gjendet avokati Çedomir Stojkoviq

Më: 21 janar 2024 Në ora: 18:37
Çedomir Stojkoviq

Nuk janë ndalur maltretimet që autoritetet serbe po i bëjnë avokatit Çedomir Stojkoviq, pas homazheve që ky i fundit bëri te varri i 7-vjeçares Blerina Jashari, në Prekaz.

Një dramë po zhvillohet edhe në aeroportin e Beogradit, nga ku Stojkoviq ka treguar se pasi pasagjerët janë ulur në aeroplan për 35 minuta, janë nxjerrë jashtë në mënyrë që edhe njëherë të kalojnë kontrollin e sigurisë.

Nuk ka mbaruar! Pasi u ulëm në aeroplan për 35 minuta në aeroport - tani të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në mënyrë që të gjithë të kalojmë përsëri kontrollin e sigurisë. Piloti i Lufthansa thotë: ‘Gjë shumë e pazakontë’”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Kujtojmë se kjo që po ngjan sot po ndodh pas ndalimit 4-orësh që i është bërë Stojkoviq nga autoritetet serbe të premten derisa po kthehej nga Kosova në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat