Policia kërkon ndihmën për kapjen e këtij personi – dyshohet për mashtrim

Lajme

Policia kërkon ndihmën për kapjen e këtij personi – dyshohet për mashtrim

Më: 29 janar 2024 Në ora: 16:19
Personi i panjohur

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi i panjohur NN

Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat