Pamje të rënda: Momenti kur kamioni e shkel për vdekje këmbësoren në Fushë Kosovë

Lajme

Pamje të rënda: Momenti kur kamioni e shkel për vdekje këmbësoren në Fushë Kosovë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësore është shkelur për vdekje rreth orës 10:00 të mëngjesit, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Media ka siguruar pamjet e momentit kur e moshuara është goditur nga kamioni, të cilat janë të rënda.

Pamjet tregojnë momentin kur shoferi i kamionit, pa e parë këmbësoren që po e kalonte rrugën, e shkel atë për vdekje.

Lidhur me aksidentin, zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti është deklaruar se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda, të cilat nuk ka arritur t’i përballojë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Ajo ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, kurse ngasësi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor.

Shihni pamjet këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat