Avokati serb që vizitoi varrezat e familjes Jashari, ndalohet përsëri nga policia serbe

Lajme

Avokati serb që vizitoi varrezat e familjes Jashari, ndalohet përsëri nga policia serbe

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:16
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se përsëri është ndaluar nga policia serbe.

Ai tha se u ndalua dhe u mor në pyetje, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat