Sipas Drecun rezoluta 1244 është ende gjallë - ky mbase ishte edhe synimi i serbëve  

Lajme

Sipas Drecun rezoluta 1244 është ende gjallë - ky mbase ishte edhe synimi i serbëve  

Nga: F. B. Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Milovan Drecun

Ish kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën Milovan Drecun deklaroi për “RTS” se Vuçiç gjatë mbledhjes së KS të OKN-së u përball me fakte me bashkësinë ndërkombëtare rreth situatës së tmerrshme që kalon populli serb dhe qëllimeve të Kurtit për pastrim etnik dhe krim ndaj njerëzimit, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Drecun, mbledhja ka shërbyer presidentit Vuçiç që të përballet me vendet që kanë njohur Kosovën, për sjelljet e Prishtinës dhe shkaqet e krizës më të re. Kritë kjo që mund të ketë pasoja të rënda dhe pastrim etnik të popullit serbe dhe destabilizim të situatës jo vetëm në Kosovë por edhe rajon, ka thënë Drecun.

Lidhur me rezolutën evropian ai tha se bazohet në gënjeshtra edhe dexinformata dhe përbën pamflet propagandues kundër interesave të Serbisë.

"Dje ishte betejë e madhe për drejtësi, që varet nga vullneti i shteteve të mëdha, sepse ato kanë mekanizma në dispozicion për të krijuar drejtësi, nëse ka drejtësi ndërkombëtare. Interesi është vullneti i vendeve të fuqishme që diktojnë shtetet e vogla si duan” tha ai

Tre elementet kryesore nga mbledhja e KS OKB-së

Drecun tregoi për tri elemente kyçe "I pari del nga fjalimi i përfaqësueses amerikane, që tha se KS nuk është vendi ku mund të bisedohen problemet e Kosovës. Na konsiderojmë se KS është vendi i vetëm që mund të vendoset për rezolutën 1244” tha ai duke shtua se fakti se u diskutua për pagesat me dinar tregon se u arrit sukses.

"Ka vite që kishte presion rreth raportimeve nga përfaqësues të UNMIK-ut dhe përpjekje për largim nga rendi i ditës së këtyre raporteve dhe nxjerrja nga OKB dhe margjinalizimi i rezolutës", tha Drecun, duke shtuar se “u dëshmua se rezoluta është gjallë dhe e fuqishme dhe prodhon pasoja, andaj duhet trajtuar ajo që është në kundërshtim me këtë rezolutë.

Elementi i dytë ishte ai se mbledhja ishte e hapur " Ku të gjithë mund të dëgjonin argumentimin për situatën, askush nuk mund të thotë se nuk ishte e vërtetë ajo që tha Vuçiç, ku u përball me bashkësinë ndërkombëtare me fakte për situatën e popullit serb dhe spastrimin nga ana e Kurtit” tha Drecun.

Ndërsa elementi i tretë është se Prishtina u identifikua si shkak i krizës aktuale "Të gjithë pranuan se çështja e dinarit ishte hap i njëanshëm nga Prishtina, që ishte i dëmshëm dhe duhet korrigjohet e shtyhet. Nëse edhe vendet që e kanë njohur e pranojnë se Prishtina është shkaktare e situatës, ky është sukses",  tha Drecun.

Kur flitet për rezolutën 1244 ajo doli  në plan të parë, në fjalimin e Vuçiç që disa herë e përmendi rezolutën dhe integritetin territorial, që nuk parasheh asnjë shtet të Kosovës.

"Vënia e rezolutës në plan të parë, është përgjigja më e mirë për ata që thonë se çështja e Kosovës është përmbyll, Vuçiç bëri krahasim që flitet për integritetin territorial të Ukrainës që mbështetet edhe nga ne, e nuk përmendet shkelja e integritetit tonë sipas rezolutës së OKB-së” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat