“5000 ushtarë shqiptarë në Zvicër po mobilizohen”, gazetari: Nëse Serbia nis luftë…

Lajme

“5000 ushtarë shqiptarë në Zvicër po mobilizohen”, gazetari: Nëse Serbia nis luftë…

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Nefail Maliqi kryeredaktori i gazetës online zvicerane Lecanton, ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se nëse nis lufta mes Serbisë dhe  Kosovës, ajo nuk ka për të qenë njësoj si lufta në 1998, pasi do të mobilizohen të gjithë shqiptarët e Ballkanit.

Sipas gazetarit janë 5000 ushtarë shqiptarë kryesisht të Kosovës vetëm në Zvicër, që në rast se do u bëhej thirrja nga qeveria e Kosovës do  të ishin të gatshëm të mobilizohen.

“Siç e dini këtu me tensionin e situatë në Kosovë përballë provokimeve serbe, shqiptarët këtu janë shqetësuar e madje dëgjohen edhe biseda për mobilizim. Siç e dini aktualisht në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, për shkak të regjimit të Serbisë. Ata janë shembull të integrimit. Në mes të tyre, nuk ka vetëm shqiptarë që jetojnë në ndërtim, apo gastronomi apo deputet, por ndër ta janë edhe 5000 ushtarë të cilët me krenari mbajnë uniformën e Zvicrës e njëkohësisht janë krenarë që janë shqiptar”.

I pyetur se çfarë nënkupton me mobilizim, ai u përgjigj:

“Nëse përsëriten situata si të vitit 1998-1999, shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq dhe nëse zhvillohet një luftë siç po kërkon Serbia, ajo nuk do të jetë një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jete edhe me 7milionë shqiptarë në Ballkan. Sepse deshi apo nuk deshi edhe Shqipëria, si anëtare e NATO-s do të jetë e përfshirë në luftë. Edhe këta 5000 ushtarë në Zvicër nëse do shikojnë lëvizje të tilla, do të lëvizin e do të mobilizohen nëse qeveria e  Kosovës do e bëjë një ftesë të tillë”,-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat