Analistët serbë flasin rreth deklaratës së Kurtit dhe Ramës

Lajme

Analistët serbë flasin rreth deklaratës së Kurtit dhe Ramës

Nga: F. B. Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Albin Kurti dhe Edi Rama

Situata me deklarata vazhdon që nga mbledhja e KS të OKB-së, pastaj rastit për kinse atentat dhe së fundi me konstatimin se mosnënshtrimi i marrëveshjes nga Vuçiç le hapur mundësinë e invadimit në Kosovë, thonë analistët duke përmend përzierjen nga Rama dhe deklaratën për Kosovën që sipas tyre është “futje e armëve në lojë”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Analistë nga Beogradi dhe Prishtina sipas “Blic” vlerësojnë se këto janë përpjekje të Kurtit për të rritur popullaritetin  në rënie dhe realizimi i premtimeve për votuesit për shtetësi.

Sreçko Gjukiç ish diplomat theksoi se “Kurtit i ngutet në përmbylljen e pavarësisë dhe famën ta bart vetë" tensionet në Kosovë dhe rreth Kosovë po zgjasin tash e sa vite, nisën për targa, dorëheqje, bllokim e barrikada, marrje të komunave dhe veriut, Banjës dhe suspendimit të dinarit, por edhe armatimit të Prishtinës, kjo e shoqëruar me retorikë nxitëse që mjafton për tensione dhe nervozë nga të gjitha palët” tha ai.

“Kjo deklaratë është e rrezikshme dhe kërcënim për stabilitetin në rajon, Shqipëria është pjesë e NATO-së dhe nuk guxon të rreshtohet në këtë mënyrë. Dihet kush garanton siguri në Kosovë,ky është KFOR-i, jo fqinjët përfshirë Shqipërinë, kjo është hap prapa në raportet me Shqipërinë, andaj nuk ishte rastësisht Blinken në Tiranë" tha Gjukiç.

Ndërsa analisti Fatmir Sheholli  tha se Kurti dëshiron rritjen e rejtingut politik “Sa herë tek politikanët ka ulje popullariteti, gjendet një lajm për të ndikuar te votuesit. Rreth atentatir të përmendur, MPB e Maqedonisë tha se nuk ka pas informacione, tash Kurti ai beson kryeministrit Xhaferi a portaleve” tha ai.

Këto deklarata gjetën kritikë nga zyrtarë të BE-së dhe ShBA-ve, më i ashpër ishte ndihmës sekretari Xhems O’Brajen që theksoi se “Prishtina ka sjell në pikëpyetje partneritetin me ShBA, ku kerkoh tërheqja e vendimit për dinarin”.

Sipas Gjukiç këto deklarata janë inkurajuese, pasi bashkësia ndërkombëtare e ka pa acarimin e situatës “Mbetet të shihet nëse do ketë hapa konkret, pa intervenim nga ShBA situata mund të dal nga kontrolli, këtu hyn vizita e sekretarit Blinken në Tiranë, pasi gjithë ka potencial për tensione, ku hyn edhe mos vazhdimësia e dialogut”.

Në një nga prononcimet e Rames ai tha se Shqipëria do rreshtohet përkrah Kosovës nëse shterën mjetet politike për situatën duke përmend edhe armët në rast nevoje. Ndërsa Kurti theksoi se Vuçiç nuk nënshkruan marrëveshjen e Brukselit duke lënë hapur opsionin e invadimit në Kosovë.

Gazeta përmend rastin e atentatit ku akuzohet partia socialiste në Maqedoni apo strukturat e saj që kanë rrënjët në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat