Islami: Kush është politikani shqiptar që mbështeti më shumë luftën e Kosovës

Lajme

Islami: Kush është politikani shqiptar që mbështeti më shumë luftën e Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Analisti Bedri Islami

Analisti Bedri Islami është shprehur se Ilir Meta ka qenë politikani që mbështeti më shumë Luftën Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës që Partia Socialiste ishte në pushtet në Shqipëri.

Komentet Islami i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se vetëm pas vitin 1998 Shqipëria nisi të vepronte në mbështetje të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria e ndihmoi Kosovën me disa pajisje logjistike, të cilat në atë kohë ishin shumë të nevojshme për luftën.

“Unë nisa të ndihem i qetë kur erdhën në pushtet socialistët. Pas shtatorit të vitit 1998, gjërat nisën të ndryshonin. Në takimin që ne kemi pasur me Mejdanin, patëm mosmarrëveshje, kryesisht logjistika. Logjistika që na duhej ne të përballohej nga shteti shqiptar, por ata nuk e pranuan.

Pastaj Mejdani i dha një porosi ministrit të Mbrojtjes, që të furnizohej Shqipëria me armë. Ai ia kërkoj me shkrim. Por Mejdani tha se nuk mund ta jap me shkrim, sepse këtë e boton Nju Jork Times. Pastaj u bë një marrëveshje me Nanon, që logjistika të lëvizte në Shqipëri.

Pastaj me Majkon dhe Metën, ne kemi pasur shumë ndryshime. Unë nuk jam partizani i politikave të sotme të Ilir Metës, por pranoj se në qeveri, partizani më i madh për mbështetjen e UÇK-së ishte Ilir Meta”, tha Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat