Vuçiç pas takimit me Borell dhe Lajçak: Pres ftesë në Bruksel, shpresoj në ndonjë zgjidhje rreth dinarit

Lajme

Vuçiç pas takimit me Borell dhe Lajçak: Pres ftesë në Bruksel, shpresoj në ndonjë zgjidhje rreth dinarit

Nga: F.B. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:46
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë ka deklaruar për medie në Myhen se “BE ose nuk ka ose nuk do të zbatoj mekanizma kundër Prishtinës”, nuk kam pas presione ‘prapa skene’ rreth Kosovës, ndërsa ndaj Rusisë po. Do kemi vizita me rëndësi në Serbi” , duke shtuar se “pres ftesë në Bruksel, shpresoj në ndonjë zgjidhje “, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiç deklaroi se ka pasur shumë takime përfshirë komisarin për politikë të jashtme Borell, të dërguarin evropian Lajçak dhe ka fituar përshtypjen se BE nuk ka ose nuk dëshiron të zbatoj mekanizma ndaj Prishtinës, e cila në çdo mënyrë tenton të pastroj etnikisht Kosovën nga serbët.

"Kemi thënë se duam të jemi prezent në secilin takim, por duam të shohim rezultate, folëm për dinarin, për gënjeshtrën e Kurtit se ka thënë këtu se ka një periudhë 3 mujore duke mos konfiskuar dinarët”, por si të shkojnë dinarët atje.

Vuçiç tha se pret ftesë nga Brukseli dhe shpreson në ndonjë zgjidhje "Borell është korrekt dhe kupton çka po ndodhë, por pak ka përfitime nga kjo” tha ai para gazetarëve në Mynhen.

"Borell dhe Lajçak nuk mund të bëjnë asgjë pa mbështetjen e anëtarëve"

Sipas Vuçiç edhe Borell edhe Lajçak e kuptojnë mirë situatën në Kosovë, por nuk mund të bëjnë asgjë pa mbështetjen e shteteve të BE-së.

Në pyetjen se kush ka më shumë mirëkuptim rreth situatës në Kosovë nga zyrtarët amerikan dhe ata evropian dhe nëse duan të hyjnë zgjidhjes së kësaj çështje, Vuçiç tha: "Varet dikush po, dikush jo, atë e kuptojnë Borell dhe Lajçak, por ata bëhen pa sy, i dinë të gjitha por për veprim duhet mbështetje nga vendet e BE-së".

Ai u shpreh se nuk do të komentoj se nga kush ka mbështetje "por nuk ka pas presione shtese të reja rreth Kosovës, por ka pas rreth Rusisë"

Prapa skenës nuk ka pasur presione as kushtëzime , përveç rreth Rusisë dhe sanksioneve”, por këto janë bërë të zakonshme thuajse në çdo hap edhe në çdo vend.

"Për Rusinë së paku dy herë vetëm sot, kjo është temë kyçe, duhet të jemi korrekt, jemi tepër të vegjël dhe këto janë vuajtjet tona. Posaçërisht pas Novalnit dhe tragjedisë reagon e gjithë bota. A ka vdes për këtë a për atë shkak dhe kjo do hetohet, po megjithatë lajm shumë i keq dhe atmosferë e rëndë” tha Vuçiç.

Kjo atmosferë u hetua edhe gjatë Konferencës në Mynhen “kështu ne jemi tepër të vegjël për të u bë ndonjë faktor, përveç se nuk do askush që në asnjë mënyrë të kemi mendim tjetër nga qëndrimi i shumicës” tha ai.

Ai pranoi se gjatë bisedave janë potencuar edhe rekomandimet që kanë dal nga OSBE dhe ODIHR, ku iu ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedoj rreth tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat