Mediet serbe e quajnë skandaloze deklaratën e Stupar se: Kur të rrëzohet Vuçiç, rrëzohet edhe kreu i Kishës Porfirije dhe Kisha që s’mundet më të ngritet

Lajme

Mediet serbe e quajnë skandaloze deklaratën e Stupar se: Kur të rrëzohet Vuçiç, rrëzohet edhe kreu i Kishës Porfirije dhe Kisha që s’mundet më të ngritet

Nga: F.B. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo është skandaloze, çfarë mendojnë ideologët edhe bashkëpunëtorët e Gjillasit, kështu ka nisur artikullin “Pink” drejtuar kundër Slobodan Stupas i bashkuar përreth partisë së Gjilasit, që ka deklaruar se “Kur të rrëzohet Vuçiç rrëzohet edhe kreu i Kishës Porfirije – pasi patriarku po bënë gjithçka që kështu të përfundojë”, transmeton “Bota Sot”.

“Nëse rrëzojmë dhe bie Vuçiç, menjëherë pas tij bie edhe patriarku Porfirije ndërsa Kishën Ortodokse Serbe do ta thyejmë ashtu që asnjëherë mos të mund të krijohet më”, citohet nga ky medium të ketë thënë Stupar.

“Pink” shkruan se Slobodan Stupar është ideolog i opozitës së bashkuar përreth Dragan Gjillasit dhe partisë së ditë, krahas sulmeve të pareshtura ndaj Vuçiç, kësaj radhe ai ka sulmuar edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe vetë patriarkun.

Në të vërtetë, Stupas në rrjetin social X ka bërë një publikim në të cilin ndër tjera thekson se “Nëse ia dalin të rrëzojnë Vuçiçin, menjëherë pas tij do rrëzohet dhe bie edhe patriarku Porfirije dhe Kisha Ortodoske Serbe”.

“Kur të bie Vuçiç do të bie edhe rrëzohet edhe Porfirije – pasi patriarku po bënë çdo gjë që të përfundojë në atë mënyrë. Do copëtohet Kisha Ortodoske Serbe sikurse ju ka ndodhur të gjitha kishave ortodokse pas rënies së regjimeve komuniste apo ushtarake” shkroi ai.

Sipas Stupas “tepër ishin të lidhura me ‘shërbime’, siç është edhe kjo e tashmja (SPC) dhe vetëm është çështje kohe kur dhe në sa copa do të shpërbëhet ajo”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat