Kurti-Al Dosari: Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime

Lajme

Kurti-Al Dosari: Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 21:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t'i thelluar ato.

Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit.

“Temë tjetër e diskutimit ishte edhe Fondi Sovran, duke qenë se Katari ka vetë një fond sovran. Kryeministri informoi Ambasadorin për ligjin e miratuar në Kuvend për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë, që përbën hapin e parë drejt ndërtimit të strukturës organizative të Fondit.

 Në bisedë e sipër, u theksua dëshira për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Në këtë drejtim, kryeministri shprehu interesimin e Kosovës për të krijuar një partneritet në këto fusha, në të mirën e dy shteteve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat