Shqetësuese: Nxënësi 13-vjeçar në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë kapet me thikë

Lajme

Shqetësuese: Nxënësi 13-vjeçar në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë kapet me thikë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 07:24
Ilustrim

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën fillore “Asim Vokshi” në Prishtinë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 13-vjeçar, i cili është kapur nga stafi i shkollës me një thikë, për çka u detyruan ta njoftojnë Policinë.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar mjetin e mprehtë, teksa nxënësi është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prani të prindit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat