Vdes infermierja e njohur

Lajme

Vdes infermierja e njohur

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:54
Sevdije Bimbashi

Ka vdekur infermierja e njohur nga Skenderaj, Sevdije Bimbashi.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Sevdije Bimbashi, infermiere e pensionuar.

Vdekja e znj.Bimbashi do të krijoj boshllëk të madh tek familja dhe kolegët me të cilët punoi në shërbimin e mjekësisë familjare në Skënderaj. OIK shprehë ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të znj.Bimbashi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat