Sondazhi në Serbi pretendon se “31% e serbëve s’e shohin më veten duke jetuar në Kosovë”

Lajme

Sondazhi në Serbi pretendon se “31% e serbëve s’e shohin më veten duke jetuar në Kosovë”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Pamje nga veriu i Kosovës

Një sondazh i botuar nga agjencioni serb i lajmeve “Beta” thotë se 83.6% e serbëve të Kosovës s’u besojenë politikanëve, ndërsa 95% prej tyre besojnë se situata në Kosovë “nuk është e mirë”.

Më tej, siç e citon N1, më shumë se 57% mendojnë se gjërat “do të bëhen më keq” ndërsa 35% e tyre, e shohin situatën të “mbetet njëjtë”.

31% prej tyre, siç pretendohet në këtë sondazh, shkruan se “nuk e shohin veten duke jetuar më në Kosovë” ndërsa 90% e tyre kanë thënë se “ata dhe familjen e tyre nuk ishin të sigurt vitin e kaluar:”.

Sondazhi përfshiu 536 persona nga qershori deri në gusht 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat