Dyshohet se trupi që u gjet në një gropë në Pejë, është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza

Lajme

Dyshohet se trupi që u gjet në një gropë në Pejë, është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza

Më: 4 mars 2024 Në ora: 15:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është gjetur dokumentacioni i personit që u gjet i vdekur në një gropë në Pejë.

Dyshohet se trupi është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza, i cili që nga marsi i vitit të kaluar ishte raportuar si i zhdukur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi përmes një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Fillimisht është gjetur nga një person që dyshohet se është familjar dhe më pas i është përgjigjur menjëherë policia, prokurori i krimeve të rënda dhe më pas edhe ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhjekur kufomën”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat