​U dyshua për një trup të pajetë në Dardani, Policia tregon se çka po ndodh në të vërtetë

Lajme

​U dyshua për një trup të pajetë në Dardani, Policia tregon se çka po ndodh në të vërtetë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:17 Përditësuar në ora: 20:16 më 05.03.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

​U dyshua për një trup të pajetë në Dardani, Policia: Është një inskenim filmik

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë duke u realizuar disa xhirime.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovë, Qendra në Prishtinë.

Kujtojmë se më herët u dyshua për një trup pa shenja jete në vendin në fjalë, por që tani Policia e Kosovës sqaroi se e gjitha kjo është një inskenim filmi.

Dyshohet për një trup të pajetë në parking në lagjen “Dardania” të Prishtinës

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet për një trup pa shenja jete.

Në një fotografi shihen disa vetura të policisë në vendin e ngjarjes dhe një trup i pajetë i mbuluar.

Për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë akoma nuk është dhënë ndonjë detaj.

Gazeta është duke kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe do t’iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat