KQZ cakton 21 prillin si datë për votim për largimin e kryetarëve në veri

Lajme

KQZ cakton 21 prillin si datë për votim për largimin e kryetarëve në veri

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar 21 prillin si datë për votimet për largim të kryetarëve në veri.

Kryetarët aktualë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.

Në udhëzim administrativ të MAPL shpjegohet edhe procesi i votimit për largimin nga detyra të një kryetari komune. Votimi për këtë çështje duhet të mbahet jo më vonë se 45 ditë pas konfirmimit se është përmbushur kuota prej 20 për qind.

Nëse 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit, atëherë ai konsiderohet se është larguar nga posti. Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat