Deri në orën 13 janë tërhequr 7 milionë dinarë në barakat e Postës së Serbisë të vendosura përtej kufirit

Lajme

Deri në orën 13 janë tërhequr 7 milionë dinarë në barakat e Postës së Serbisë të vendosura përtej kufirit

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deri në orën 13:00, shtatë milionë dinarë janë tërhequr në katër degë mobile të Kursimores së Postës së Serbisë të vendosura në baraka përtej vendkalimeve kufitare në afërsi të Jarinjës, Konçulit, Bërnjakut dhe Merdares.

Aleksandra Radosavleviq, e cila ka ardhur për t’i tërhequr dinarët, ka thënë për portalin serb “kosovoonine” se ka shkuar atje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila “e pengon atë” të tërheqë pagën e saj.

“Kjo është shumë më e lehtë tani sepse nuk kemi pse të shkojmë në Rashkë apo ndoshta në Novi Pazar”, ka thënë ajo.

Marko Pavlloviq, në emër të Kursimores së Postës së Serbisë, ka deklaruar se Posta i ka hapur katër degë në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Siç e dini, jeta është e vështirë për serbët e Kosovës për shkak të pamundësisë për të tërhequr dinarët. Posta jonë ka hapur degët në baraka montazhe për t’ua bërë më të lehtë njerëzve në Kosovë që të mos udhëtojnë në Serbi dhe të bëjnë shpenzime shtesë”, ka thënë ai.

Pavlloviq ka shtuar se hyrja e dinarëve në Kosovë është bllokuar dy herë në muajin e fundit.

“Për këtë arsye kemi instaluar këto bankomate, të cilat janë në dispozicion 24 orë në të gjitha lokacionet. Njerëzit janë shumë të kënaqur, kanë ardhur në masë që nga mëngjesi. Nuk ka kufizime për tërheqjen e parave as në sportele, as në bankomate. Ne punojmë me tre punonjës për të parandaluar turmat dhe që njerëzit mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare këtu, jo vetëm të tërheqin para”, ka thënë Pavlloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat