Kabashi: Restorantet e Kosovës nuk guxojnë të abuzojnë me të drejtat e konsumatorit

Lajme

Kabashi: Restorantet e Kosovës nuk guxojnë të abuzojnë me të drejtat e konsumatorit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:51
Gjergj Kabashi

Alfred Pjetri bëri një porosi që nuk iu lejua ta konsumonte brenda restorantit, por iu servua jashtë.

Në lidhje me këtë foli gazetari, Gjergj Kabashi, i cili e quajti këtë fenomen si përpjekje par ta islamizuar Kosovën.

“Është zhgënjyese kur restorantet në Kosovë bëjnë veprime të tilla që shkojnë në favor të asaj që quhet veprimtari antikushtetuese  në radhë të parë por dhe antikombëtare”, u shpreh Kabashi.

“Tendenca është për ta islamizuar Kosovën, natyrisht kur flas për këtë, nuk flas për fenë, por flas për ndikimet politike të fesë të caktuar që përdoret nga të tjerët në një vend tjetër”.

Ndër të tjera, Kabashi tha se restorantet në Kosovë nuk e kanë autoritetin që të shkelin të drejtat e konsumatorit dhe as të mos shërbejnë.

“Asnjë restorant në Kosovë nuk guxon të abuzojë me të drejtat e konsumatorit e të mos shërbej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat