“E denoncuan 27 vajza”, avokati: Profesori në Kosovë i ka ngacmuar hapur seksualisht

Lajme

“E denoncuan 27 vajza”, avokati: Profesori në Kosovë i ka ngacmuar hapur seksualisht

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:38
Meshari Selimaj

Avokati Meshari Selimaj tha se profesori në fakultetin e Mjekësisë i ka ngacmuar hapur seksualisht studentet.

Janë 27 studente në Fakultetin e Mjekësisë që e kanë denoncuar në Komisionin e Etikës për ngacmim seksual profesorin e Fakulteti të Edukimit, Xhevat Krasniqi, sipas avokatit kjo çështje mund të ndiqet edhe penalisht.

“Është puro ngacmim seksual, dispozita e nenit 1 80 në Kodin Penal të Kosovës, e ka parë ngacmimin seksual, ku nënkuptohet edhe çdo formë tjetër e padëshiruar verbale, apo jo verbale ose fizike, por që të jetë e natyrës seksuale, e cila e cënon dinjitetin apo shkakton një ambient poshtërues e frikësues.

Në këtë rast kur kemi të bëjmë me një profesor, të cilit i është besuar arsimimi i studentëve, kjo është vepër penale, megjithatë kjo duhet parë fillimisht edhe në aspektin e procedurës disiplinore brenda fakultetit ku është punëmarrës”,-tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat