Mediumi boshnjak reagon ashpër pas videos të publikuar nga Albin Kurti të Ushtrisë serbe afër Kosovës: Kjo nuk është normale

Lajme

Mediumi boshnjak reagon ashpër pas videos të publikuar nga Albin Kurti të Ushtrisë serbe afër Kosovës: Kjo nuk është normale

Më: 22 mars 2024 Në ora: 09:10
Pamje nga video

Mediat boshnjake i ka dhënë jehonë videos që kryeministri i Kosovës e ka publikuar mbrëmë në Facebook.

Për videon ku shihen njësitet e specializuara të ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën, mediumi boshnjak kanë shkruar se kjo që po ndodh nuk është normale.

“Kjo nuk është normale” – Njësiti elitar i Ushtrisë Serbe pak metra nga kufiri i Kosovës, çfarë po ndodh?”, thuhet në tekstin e Oslobodjenje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes publikoi pamjet me video të njësive të specializuara të ushtrisë së Serbisë që shiheshin disa metra larg kufirit, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Sipas Kurtit, forcat ushtarake serbe po zhvillojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kurti publikon video, forcat e armatosura serbe shihen afër kufirit të Kosovës

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti në Facebook.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat