Çertifikata e vdekjes së Vuçiqit ‘ngre në këmbë’ qeverinë serbe, nis hetimi

Lajme

Çertifikata e vdekjes së Vuçiqit ‘ngre në këmbë’ qeverinë serbe, nis hetimi

Më: 27 mars 2024 Në ora: 16:31
Aleksander Vuçiq

Më 26 mars, qeveria dënoi publikimin e çertifikatës së rreme të vdekjes me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale. Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:

Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.

Në lidhje me fotografinë ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabić.

Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit serb. Ai pretendon se koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” mund të fshihet pas këtij skandali.

Image
Çertifikata e vdekjes së Vuçiqit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat